Në tre të mëngjesit, kjo është data kur do të ndërrohet ora

Në tre të mëngjesit, kjo është data kur do të ndërrohet ora

Lifestyle October 01, 2025 - 12:23

Të dielën, më 26 tetor 2025, do të kthehet ora një orë prapa, duke shënuar fundin zyrtar të orës së verës. Në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të kthehen në ora 2, duke na dhuruar një orë shtesë gjumë.

Ky ndryshim nënkupton që lindja dhe perëndimi i diellit do të ndodhin më herët, çka sjell më shumë errësirë në mëngjes dhe në mbrëmje — një shenjë e qartë se dimri po afron.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Një orë më shumë gjumë atë natë

Drita e ditës fillon dhe mbaron më herët

Mbrëmjet bëhen më të errëta dhe më të gjata.

Ky ndryshim është pjesë e praktikës së zakonshme në vendet e Evropës për të kursyer energji dhe për t’u përshtatur me ritmin sezonal të dritës natyrore.