Rreziku që vjen nga përdorimi i përditshëm i dëgjueseve

Rreziku që vjen nga përdorimi i përditshëm i dëgjueseve

Shëndetësi maj 16, 2019 - 08:25
Këshilla jetësore

Dëgjueset e telefonave mobilë sot përdoren pothuajse nga të gjitha gjeneratat, nga shkolla fillore, te studentët dhe te më të moshuarit, transmeton Gazeta "Zëri".

Sa më shumë që ato janë argëtuese, po aq të kujdesshëm duhet të tregohemi me përdorimin e tyre.

Disa studime tregojnë se ata që përdorin kufje në vesh kanë 40% më shumë baktere sesa njerëzit që nuk i përdorin.

Otorinolaringologët konsiderojnë se çdo tingull që nuk është natyral dhe që nuk vjen nga një mjedisi i jashtëm mund të dëmtojë seriozisht jo vetëm dëgjimin tuaj, por gjithashtu të shkaktojnë dhimbje koke të rënda, si migrena ose dhimbje të ngjashme periodike në kokë.

Otorinolaringologët paralajmërojnë po ashtu se dëgjimi me zë të lartë shkakton dëme të pariparueshme dhe këshillojnë se nëse nuk mund të rrini pa dëgjuese, ulni të paktën volumin e zërit./ZËRI