Hani këto produkte nëse vuani nga kolesterina

Hani këto produkte nëse vuani nga kolesterina

Shëndetësi May 16, 2019 - 08:27
Këshilla jetësore

Edhe pse është e rëndësishme për funksionimin e mirë të organizmit (prodhimin e hormoneve, acideve biliare etj.), kolesterina mund të jetë e dëmshme për arteriet nëse niveli i saj në gjak është i lartë. Duke u vendosur në muret e enëve të gjakut ai ngushton kalueshmërinë e arterieve, duke i rrezikuar ato për mbyllje të plotë. Po ashtu shkakton infarkt dhe probleme të tjera vaskulare. Për këtë arsye nëse niveli i kolesterinës i kalon vlerat normale, nutricionistët rekomandojnë që menjëherë të fillohet me ndryshimin në regjimin e ushqimit në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë muaj, transmeton Gazeta "Zëri".

Image

Vajrat

Për t’i konsumuar vlerat optimale të “yndyrave të mira” duhet të shfrytëzohen lloje të ndryshme të vajrave si shtesë për sallata. Vaji i rrepës ose i farës së misrit, si edhe vaji i sojës ose i arrës siguron sasinë e nevojshme të acideve omega 3 yndyrore, vaji i lulediellit dhe i kikirikëve siguron acidet omega 6, ndërsa vaji i ullirit furnizon organizmin me acide të ngopura yndyrore. Për përgatitjen e ushqimeve përdorni vajin e lulediellit, vajin e ullirit ose kombinime të vajrave.

Image

Mishi

Sasia e yndyrës në mish varet nga lloji i kafshës dhe nga pjesa e mishit të zgjedhur. Mishi i qengjit dhe i viçit është më i yndyrshëm. Për luftimin e kolesterinës preferohet mishi i shpezëve dhe mishi i kafshëve të egra, të cilat duhet të përgatiten me sasi të vogël të yndyrës dhe të mos hahet lëkura.

Image

Produktet e qumështit

Ajka përmban sasi të madhe të yndyrave të ngopura. Djathërat e butë përmbajnë më pak yndyrë se të fortët. Sa i përket jogurtit, konsumoni atë që ka sasi më të vogël të yndyrës, por që përmban kalcium./ZËRI