Si t’i pastroni organet nga toksinat dhe të mos sëmureni apo ndiheni të lodhur më asnjëherë

Si t’i pastroni organet nga toksinat dhe të mos sëmureni apo ndiheni të lodhur më asnjëherë

Shëndetësi qershor 12, 2019 - 16:21
Këshilla jetësore

A e keni vërejtur se çdo ditë e më shumë njerëz, duke përfshirë të rinjtë, janë duke u bërë viktima të sëmundjeve kronike, kancerit ose sëmundjeve autoimune?

Trupi jonë i ka dobësitë e veta dhe nuk është i përsosur. Prandaj, ekspozimi në toksina mund t’i ndryshojë gjenet tona dhe të shpie në çrregullime fizike, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, çrregullimet gjenetike ndodhin edhe si pasojë e stresit, luhatjes së hormoneve, parazitëve, viruseve, baktereve. Sheqeri, karbohidratet e rafinuara dhe ushqimet e ndryshme janë po ashtu të dëmshme.

Sistemi jonë i imunitetit është i ndërtuar në mënyrë brilante për të qenë i aftë t’i largojë toksinat përmes diarresë, gripave dhe vjelljes.

Por, nëse një toksinë e heshtur është vazhdimisht e ekspozuar në sistem, ajo mund të shpie në sëmundje të ndryshme autoimune.

Sëmundjet autoimune janë çrregullime kur imunitetit vepron keq, duke e shkaktuar trupin ta dëmtojë veten.

Shumë sëmundje autoimune nxiten nga ushqimi, më saktësisht nga sheqeri, pesticidet, metalet e rënda dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht që mund të shkaktojnë ndryshime eventuale të pH-së apo fryrje.

Sidoqoftë, ka shumë mënyra dhe metoda krejtësisht natyrale të cilat ju ndihmojnë ta pastroni tërë trupin dhe ta forconi sistemin e imunitetit për t’i parandaluar sëmundjet e çfarëdo lloji.

Pastrimi i mëlçisë

Në mënyrë që t’i largoni toksinat nga mëlçia, hudhra, shafrani dhe rrepa ju ndihmojnë shumë për shkak të vetive shëruese që i kanë. Edhe vaji i ullirit është i mirë për procesin e detoksikimit të mëlçisë.

Pastrimi i veshkave

Xhenxhefili dhe vitamina B6 janë të mahnitshme për pastrimin e veshkave. Edhe uji me limon, magnezi dhe uthulla e mollës janë shumë të mira për t’i pastruar veshkat.

Pastrimi i zorrëve

Konsumoni shumë ujë, hani ushqime të bazuara në bimë, magnez, hudhër, xhenxhefil dhe konsumoni vitaminë C për t’i pastruar zorrët.

Parazitët

Për t’i larguar parazitët nga trupi, sigurohuni të pini kafe organike, ujë të distiluar dhe të konsumoni kanellë, hudhër dhe vaj kokosi.