Lista me ushqimet që jua djegin dhjamin përderisa ju jeni duke fjetur

Lista me ushqimet që jua djegin dhjamin përderisa ju jeni duke fjetur

Shëndetësi tetor 17, 2019 - 16:24
Detajet

Siç duket, shujtat në orët e vonshme mund të mos jenë aq të dëmshme përderisa i zgjedhni ushqimet e duhura!

Shkencëtarët thonë se ka disa ushqime të caktuara të cilat ju ndihmojnë të humbni peshë nëse i hani në orët e vona të ditës sepse e rrisin shpejtësinë me të cilën digjet yndyra, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e Universitetit Florida pohojnë se nëse i konsumoni 30 gramë proteinë rreth 30 minuta para gjumit, atëherë metabolizmi juaj do të shpejtohet.

Në mesin e këtyre ushqimeve janë produktet arrore, në veçanti bajamet dhe lajthitë.

Megjithëse kanë shumë kalori, doktorët rekomandojnë që ta konsumoni një sasi të vogël të tyre sepse janë tejet të shëndetshme dhe të pasura me proteina, vitaminë E, magnez, selen, etj.

Veç produkteve arrore, në këtë listë është edhe mocarela. Gjenden rreth 6 gramë proteinë në 100 gramë të këtij djathi të shijshëm, 1 gramë karbohidrate dhe shumë vitaminë D.

Vezët janë po ashtu të rekomanduara nga shkencëtarët e Floridas sepse edhe këto përmbajnë sasi të larta të proteinave, vitaminës D dhe të nutrientëve tjerë të rëndësishëm.

Edhe djathi Tofu është në listën e ushqimeve të rekomanduara sepse përmban mjaftueshëm proteinë për ta ulur urinë dhe nuk përmban shumë kalori.