Dy receta shumë efikase për të kuruar herpesin gjenital

Dy receta shumë efikase për të kuruar herpesin gjenital

Shëndetësi October 19, 2019 - 09:47
Detajet

Herpesi gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme nga e cila personi i prekur kontaminohet përmes sekrecioneve gjenitale ose orale, apo mukozat ose plagët gjatë kontaktit seksual

Shumë njerëz të prekur nga herpesi gjenital nuk shfaqin simptoma, por kur ato shfaqen, infeksioni manifestohet në formë ne plagëve ose flluskave në zonën gjenitale, anus gojë duke shkaktuar kruarje dhe dhimbje në zonën e prekur.

Personat e prekur nga herpesi zakonisht shërohen pasi ndjekin një terapi, por herpesi shfaqet përsëri periodikisht. Sipas llogaritjeve, 16% e popullatës preket nga një formë herpesi dhe në shumë njerëz është pa simptoma.

Në këtë artikull do të gjeni informacion për dy metoda të trajtimit të herpesit gjenital në kushte natyrale.

Çfarë është herpesi gjenital?

Herpesi gjenital është pasojë e një infeksioni të shkaktuar nga virusi i herpesit simplex (HSV). Në shumicën e rasteve, shkaku kryesor është kontakti seksual dhe prek njëlloj si burrat dhe gratë.

Ndër simptomat më të zakonshme janë kruarjet, djegiet, dhimbjet në zonën gjenitale, në anësore, në anus. Sapo të identifikoni plagët e herpesit, duhet të drejtoheni tek mjeku sa më parë.

Nëse nuk trajtohet, herpesi mund të shkaktojë në afat të gjatë sëmundje më të rënda si varicela ose paraliza faciale.

Dy metoda për të trajtuar herpesin në mënyrë natyrale

1. Maja birre

Majaja e birrës është një ushqim i shkëlqyer për shëndetin dhe shumë njerëz e marrin çdo ditë në formën e suplementeve. Mes vetive të saj nutricionale, spikat sasia e vitaminave të grupit B.

Falë këtyre përbërësve, ky superushqim mban në ekuilibër sistemin nervor, edhe ky i lidhur me shpërthimet e herpesit.

Ajo përmban gjithashtu lisinë, një aminoacid që ndihmon në uljen e proliferizimit të virusit të heresit simplex dhe para ndalon episodet dhe simptomat e tij.

Për të të përfituar nga maja e birrës, duhet ta konsumojmë çdo ditë. Mund ta përziejmë me çdo lloj ushqimi ose pije për të pasur benefitet e saj.

2. Vaj ulliri dhe propolis

Një tjetër medikament shtëpiak shumë i thjeshtë dhe shumë efikas është edhe vaji i ullirit me propolis:

Vaji i ullirit ushqen në thellësi dhe riparon lëkurën e dëmtuar falë përmbajtjes së acideve yndyrore esenciale.

Propolisi është një antibiotik natyral i cili lufton kërpudhat, viruset dhe bakteret. Favorizon edhe shërimin e lëkurës dhe përmirëson procesin e mbylljes së plagëve.

Përbërësit:

• 1 lugë gjelle vaj ulliri
• 3 pika ekstrat propolisi pa alkool

Përgatitja dhe aplikimi:

Përziejmë të dy përbërësit dhe aplikojmë në zonën me herpes përmes një pambuku.

E ripërsërisim këtë veprim derisa plaga të na shërohet.