Funksionon vaksina kundër infeksionit që shkaktohet nga salmonella

Funksionon vaksina kundër infeksionit që shkaktohet nga salmonella

Shëndetësi December 05, 2019 - 13:14
Detajet

Një vaksinë e re për typhoid funksionon në mënyrë fantastike dhe po përdoret për të ndihmuar në ndalimin e një lloji pothuajse të pa trajtueshëm të infeksionit, thonë mjekët.

Në testime rastet e sëmundjes bakteriale ranë me më shumë se 80%, është bërë e ditur në publikimin në New England Journal of Medicine.

Ekspertët thanë se vaksina përbënte ndryshim të madh dhe se do të zvogëlonte numrin e tmerrshëm të të prekurëve nga typhoid.

Nëntë milionë fëmijë janë duke u imunizuar në Pakistan, ku ky lloj infeksioni tani është jashtëzakonisht rezistent ndaj antibiotikëve.

Çfarë janë ethet typhoid ?

Ethet typhoid shkaktohen nga bakteret shumë ngjitëse Salmonella Typhi dhe përhapen përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar.

Është një sëmundje e varfërisë, më e zakonshme në vendet me kanalizime të dobëta dhe mungesë uji të pastër.