Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve

Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve

Shëndetësi December 05, 2019 - 20:33
detaje

Uran Ismaili, Ministër në detyrë i Shëndetësise ka reaguar pasi që Avokati i Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për paga.

Ismaili ka thënë se është tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësore, të cilët siç ka shkruar ai prej këtij muaji është dashur  t’i marrin me rritje.

Ai ka thënë se pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kanë bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë.

Ismaili ka thënë se shpreson që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët siç ka thënë ai po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë.

“Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese. Punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe vendimi duhet të vijë sa më parë”, vijon shkrimi i tij.