Ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni para gjumit

Ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni para gjumit

Shëndetësi June 06, 2020 - 23:16

Janë shumë faktorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit. Përveçse shqetësimeve apo sëmundjeve që mund të keni, janë disa ushqime që ndikojnë tek gjumi gjatë natës. Dritare.net ju informon se janë 7 ushqime të cilat nuk duhet t’i konsumoni para gjumit nëse dëshironi të bëni një gjumë të rehatshëm.

Ju do thoni se vetëm po pimë kafe para gjumit,  apo diçka tjetër që përmban kafeinë nuk mundemi të flemë normalisht si herë të tjera kur s’kemi pirë një kafe, por në fakt janë dhe ca ushqime të tjera që e shkaktojnë cilësinë e keqe të gjumit.

Çdo gjë që hamë para se të flemë ndikon jashtëzakonisht shumë që të kalojë një natë pa fjetur. Më poshtë dritare.net ju tregon 7 llojet e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit.

Agrume

Të gjithë e dimë se fruta janë të shëndetshme dhe ndikojnë pozitivisht për shëndetin tonë, por nëse hani para gjumi gjumi mund të ç’ekuilibrohet dhe t’ju lërë një natë me sytë në tavan, duke duruar dhimbjet e stomakut.

Mos konsumoni agrumet para gjumit, por dritare.net ju sugjeron të konsumoni: fiq, rrush, rrush, mollë, kivi në vend të tyre, në mënyrë që të flini rehat.

Brokoli

Brokoli është një perim që ka shumë vlera ushqyese. Prandaj duhet të jetë gjithmonë pjesë e vakteve që ju konsumoni.

Megjithatë, brokoli gjithashtu përmban shumë fibra të cilat mund të kërkojnë një kohë të gjatë për të tretet. Prandaj mundohuni të shmangni konsumin e bronkolit para gjumit.

Selino

Nëse ka dit ët tëra pa fjetur mirë, kujtoni se çfarë hani para gjumi, nëse ju konsumoni selino pothuajse çdo darkë, duhet ta eliminoni menjëherë duke i lënë mundësinë për ta konsumuar në drekë.

Mishi

Mishi, veçanërisht mishi i kuq, përmban shumë proteina dhe yndyra. Prandaj, merr shumë kohë për t’u tretur dhe në këtë mënyrë do ju bëjë të qëndroni zgjuar. Edhe nëse ju duhet të konsumoni mish në darkë, llogariteni kohën duke mos e lënë për shumë vonë, që të paktën të keni ngrënë dy orë para se të flini.

Ushqime me erëza

Ushqimet me erëza duhet të eliminohen para gjumit sepse mund të shkaktojnë siklet në stomak dhe urth. Urthi tenton të përkeqësohet kur shtriheni për shkak se acidi i stomakut përqendrohet rreth ezofagut.

Ëmbëlsirat

Ushqimi i shpejtë

Nëse jeni të uritur sapo keni shkuar ën shtrat, me siguri ju si zgjidhjen më të lehtë do të mendoni ushqime të shpejta dhe të thata. Por në fakt këto ushqime përmbajnë shumë yndyra dhe duan kohë të treten.

Sa më shumë yndyrë të përmbajë  ushqimi që ju konsumoni, aq më shumë acid do të prodhohet në stomakun tuaj. Dhimbja e sfidon gjumin dhe ju bën që të rrini gjithë natën zgjuar. Nëse nesër dëshironi të zgjoheni të ngopur me gjumë, të bëheni gati pa vrapuar për në punë, dritare.net ju sugjeron që të shmangni të paktën para gjumi këto ushqime që ju përmendëm më lartë./A.C/dritare.net