Studim: Personat me infeksione të mishrave të dhëmbëve janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Studim: Personat me infeksione të mishrave të dhëmbëve janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Shëndetësi August 07, 2020 - 12:38

Shkencëtarët në një studim të publikuar të enjtën kanë zbuluar një lidhje të mundshme në mes të infeksionit Covid-19 dhe sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, shkruan Dailymail.

Infeksioni I mishit të dhëmbëve, përpos që ka një lidhje me sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet kronike të mushkërive, së fundmi është zbuluar që ka një lidhshmëri edhe me Covid-19.

Studiuesit nga Kalifronia dhe Brazili, zbuluan se pacientët që kishin nivel të lartë të proteinës imunitare inflamatore, të quajtur interleukin 6 (IL-6), që do të thotë që kishin sëmundje të mishit të dhëmbëve, kishin më shumë gjasa të përballen me simptoma më të rënda të koronavirusit.

Për të kryer këtë studim, shkencëtarët rishikuan studimet e kryera më parë të lidhura me infeksionet e mishrave të dhëmbëve, dhe erdhën në përfundim se personat që vuanin nga këto probleme dentare, zhvillonin edhe sindromën e vështirësisë në frymëmarrje dhe ishin të prirë të zhvillojn infeksione të rënda në organizëm.

Sëmundja e mishit të dhëmbëve shkaktohet nga bakteret, të cilat depërtojnë në mishin e dhëmbëve. Organizmi në përpjekje për të luftuar këto baktere e rrit prodhimin e qelizave IL-6. Kjo proteinë është gjithashtu e përfshirë edhe në shkatërrimin e kockave, shkatërrimin e indeve dhe qelizave të gjakut dhe në rritjen e shtypjes së gjakut. IL-6 I përket grupit të proteinave, që luajnë rol të njejtë me proteinat të cilat, shkaktojnë simptoma të rënda tek pacientët me koronavirus.

Nivel I lartë I këtyre proteinave, që janë shkas I rritjes së inflamacionit në trup edhe tek pacientët me Covid është vërejtur edhe tek personat obezë, diabetikë, të moshuarit dhe ata me sëmundje vaskulare (të gjitha këto grupe konsiderohen me rrezik të lartë për koronavirus).

Studiuesit sugjerojnë që mbajtja e një higjiene të mirë, mund të ndihmoj në mbajtjen sa më të ulët të niveleve të proteinës IL-6, duke parandaluar kështu infeksionet në gojë dhe në të gjithë organizmin.