Çfarë thonë ekspertët për Linë e majmunëve

Çfarë thonë ekspertët për Linë e majmunëve

Shëndetësi June 11, 2022 - 17:04

Personat e moshës mbi 40 vjeç, të cilët janë vaksinuar për linë, janë më të mbrojtur ndaj variantit të ri të kësaj sëmundjeje. Ekspertët e thonë se kanë kapacitete për të diagnostikuar linë e majmunëve. por deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar.

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku thotë se këta persona janë vaksinuar për sëmundjen dhe kanë antitrupa. “Deri në vitet 1980 janë vaksinuar me vaksinën e lisë së vërtetë, ose lia e zezë që ishte shumë vdekjeprurëse. Ata të datëlindjes deri në 1980 janë të mbrojtur se kanë antitrupa. Kjo nuk ka lidhje me variçelën”, shprehet ai.

Ndryshe nga Koronavirusi, lia e majmunëve është e njohur për ekspertët e shëndetit. Për të ekzisiton vaksinë. Injeksioni ofron mbrojtje gati 85% nga infeksioni. “Vaksina e lijës së zezë u ndërpre në 1981 sepse lija e vërtetë u çrrënjos dhe nuk ishte e arsyeshme vaksnimi. Kjo mbron 80% ndaj linjës së majmunit, pasi virusi shkaktar është i të njëjtës familje”, shprehet ekserti i ISHP.

Në Shqipëri nuk ka raste të dyshuara por Artan Simaku thotë se ISHP i disponon kapacitetet diagnostikuese. Nuk ka vend për panik e alarm në popullatë. Rrisku është shumë i ulët. Ekzistojnë kapacitetet laboratorike pritet vetëm ardhja e kiteve nga OBSH”, shkruan Living shqip.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton më shumë së 1.000 raste të konfirmuara me linë e majmunit në të paktën 29 shtete.