ElitaPlus dhe Koç Healthcare sjellin neurokirurgun e njohur turk për ekzaminime falas në Kosovë

ElitaPlus dhe Koç Healthcare sjellin neurokirurgun e njohur turk për ekzaminime falas në Kosovë

Shëndetësi July 25, 2022 - 14:49

ElitaPlus dhe Koç Healthcare kanë krijuar partnership nëpërmjet një konsorciumit të ri dhe me datë 29 Korrik 2022, do të sjellin në klinikën Elitaplus neurokirurgun e njohur dhe profesorin e radiokirurgjisë, Prof. Dr. Selçuk Peker M.D, nga spitali Universitar Koç, ku do të ofrojë ekzaminime falas.

ElitaPlus dhe Koç Healthcare përmes këtij bashkëpunimi synojnë rritjen e cilësisë në shërbime të ndryshme mjekësore dhe edukim të vazhdueshëm për stafin mjekësor.

Si fillim i këtij konsorciumi me 29 Korrik 2022, neurokirurgu i njohur dhe profesori i radiokirurgjisë Prof. Dr. Selçuk Peker M.D nga spitali Universitar Koç vjen në ElitaPlus ku do të ofrojë ekzaminime falas.

Profesori Peker mori pjesë në komisionin organizativ të rreth 20 kongreseve dhe kurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është autor i 121 punimeve shkencore që janë botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

ElitaPlus është themeluar në vitin 2003 dhe prej fillimit është e njohur si qendër e cila ofron shërbime të avancuara dhe cilësore duke zbatuar parime e praktika të mira të punës së bashku me teknologji të avancuar dhe me një ekip profesional që monitoron të gjitha risitë në zhvillimin e mjekësisë moderne.

Gjatë dy dekadave ElitaPlus është rritur dhe tani funksionon me 7 departamente dhe 13 specializime të ndryshme.

Image

Koç Healthcare është i përbërë nga dy brende kryesore American Hospital me moton “Finesse & Perfection” dhe Koc University Hospital me moton “Excellence in Research & Education”.

American Hospital është lider në sektorin e shëndetësisë në Turqi i njohur historikisht për kujdesin superlativ ndaj pacientëve. Brendi tjetër Koç University Hospital ka filluar të operojë si spital hulumtues dhe arsimor në Shtator 2014, me lokacion në Kampusin e Koç University Health Sciences në Stamboll, spitali synon të praktikojë rrugët më të reja mjekësore në kualitetin më të lartë të mundshëm në mënyrë transparente.

E vetmja qendër e certifikuar nga ISRS (International Stereotactic Radiosurgery Society) si qendra e certifikuar e cilësisë në botë është Qendra Gamma Knife e Spitalit Universitar Koç. Terminet janë obligative dhe numri i pacientëve është i limituar. Për termin kontakto në: +383 44 204 240.

Image

Ky është artikull i sponsorizuar.