Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup

Shëndetësi June 13, 2023 - 18:48

Në javën e tretë të shtatzënisë, fëmija fillon të zhvillohet, hormonet tuaja çmenden dhe patjetër do të vini re disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj

Java e tretë e shtatzënisë është në të vërtetë java në të cilën foshnja juaj sapo ka filluar të formohet, ndërsa ju ende nuk jeni as të vetëdijshme për këtë.

Hormonet tuaja kanë filluar të çmenden, kështu që mund të vini re disa situata të çuditshme përpara se të kuptoni se jeni shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Çfarë po ndodh me mamin?

Një takim vendimtar u zhvillua në ju – sperma ka kaluar nëpër membranën e vezës dhe e ka fekonduar atë. Disa ditë pas ngjizjes, veza e fekonduar kalon nëpër mitrën e trashur ku fillon të rritet. Bebja juaj fillon formohet ngadalë. Muri i mitrës fillon të trashet, qafa e mitrës zgjatet për të parandaluar hyrjen e mëtejshme të spermës ose baktereve dhe muskujt e mitrës gradualisht bëhen më të butë.

Ju ndoshta ende nuk e dini se jeni shtatzënë, por trupi juaj është në një gjendje tjetër dhe hormonet po çmenden! Ju mund të vini re gjëra të çuditshme që ndodhin në trupin tuaj edhe para se të humbni menstruacionet. Lodhja dhe nervozizmi mund të jenë humori dominues këto ditë. Në fund të javës së tretë, një numër (i vogël) i grave do të vërejnë gjithashtu njolla gjaku shumë të ndezura në rrobat e tyre. Kjo gjakderdhje mund të shkaktohet nga kalimi i vezës përmes murit të mitrës të pasur me gjak.

Prania e hormonit hCG është një shenjë e sigurt se jeni në një gjendje tjetër, të cilën testi i shtatzënisë duhet ta tregojë në fund të kësaj jave. Nëse testi është negativ dhe ju ende nuk keni pasur periodat, provoni përsëri pas dy deri në tre ditësh.

Çfarë po ndodh me fëmijën?

Kjo është java kur ndodh barësimi. Po ndodh shumë në stomakun tuaj. Foshnja tani është një top i vogël i përbërë nga disa qindra qeliza që po shumohen si të çmendur. Pasi udhëton nëpër tubat fallopiane, ai arrin në mitër, ku qarkullon për disa ditë, dhe përfundimisht “ngjitet” në murin e tij. Ndërkohë, lëngu amniotik, i cili do ta mbrojë fëmijën në muajt e ardhshëm, mbush brendësinë e këtij topi qelizash. Fëmija juaj i ardhshëm tani quhet blastocit.

Blastociti ka dy shtresa qelizash – të brendshme dhe të jashtme. Placenta do të formohet nga ajo e jashtme, dhe foshnja nga ajo e brendshme. Pjesa që do të zhvillohet në placentë tani fillon të krijojë hormonin e shtatzënisë hCG (gonadotropinë korionike njerëzore), i cili sinjalizon vezoret të ndalojnë lëshimin e vezëve dhe aktivizon rritjen e prodhimit të estrogjenit dhe progesteronit.

Blastociti merr oksigjen dhe lëndë ushqyese (dhe dëbon mbeturinat) përmes një sistemi qarkullimi të bërë nga tunele mikroskopike që lidhin foshnjën me enët e gjakut dhe murin e mitrës. Placenta nuk do të zhvillohet mjaftueshëm për të marrë këtë përgjegjësi deri në fund të kësaj jave.

Çfarë duhet të bëni?

A jam shtatzënë? Me ndihmën e një testi për zbulimin e hershëm të shtatzënisë, mund të përcaktoni nëse jeni në një gjendje tjetër.

Llogaritni datën tuaj të caktuar. Asnjëherë mos besoni 100% se ajo ditë është data e sigurt e lindjes së fëmijës suaj, sepse kjo ndodh rrallë. /Telegrafi/