Gabimi që shumëkush e bën, këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Gabimi që shumëkush e bën, këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Shëndetësi August 02, 2025 - 07:34

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht kur konsumohen me stomakun bosh.

Kështu pohon profesori Tim Spector, epidemiolog i njohur britanik dhe ekspert i të ushqyerit nga King’s College në Londër, i cili paralajmëron se disa lloje frutash mund të kenë efekt të kundërt, duke shkaktuar urí edhe më të madhe dhe lodhje, vetëm një orë pas konsumimit.

Sipas tij, në mëngjes duhet të shmangen bananet dhe mangoja. Edhe pse janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe relativisht pak fibra. Kur hahen me stomakun bosh, sheqeri i tyre përthithet shpejt në gjak, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të energjisë, por kjo zgjat shumë pak. Shumë shpejt, nivelet e sheqerit bien ndjeshëm, gjë që mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe nevojë për ushqim shtesë.

Kjo rënie e sheqerit në gjak shpesh çon në ngrënie të tepërt dhe dëshirë për ushqime të shpejta gjatë ditës.

Cilat fruta janë më të përshtatshme për mëngjes?

Në vend të bananes dhe mangos, profesori Spector rekomandon frutat e pyllit si boronicat, mjedrat, dredhëzat apo manaferrat. Këto fruta kanë më pak sheqer, janë të pasura me fibra dhe polifenole, antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve.

Fibrat ngadalësojnë thithjen e sheqerit dhe mbajnë të qëndrueshme nivelet e tij në gjak, duke zgjatur ndjesinë e ngopjes.

Polifenolët mbështesin rritjen e baktereve të dobishme në zorrë, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm.

Si të kombinoni siç duhet frutat në mëngjes?

Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga bananet apo mangoja, profesori këshillon të mos i konsumoni të vetme, por në kombinim me ushqime që përmbajnë yndyra dhe proteina, për shembull, me kos grek të plotë ose një grusht arra dhe bajame. Kjo kombinim ndihmon në ngadalësimin e tretjes dhe ruajtjen e qëndrueshme të energjisë gjatë paradites.

A është i domosdoshëm mëngjesi?

Profesori shton se mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë. Nëse nuk ndiheni të uritur menjëherë pas zgjimit, nuk ka arsye të detyroheni ta hani. Tek disa persona, veçanërisht ata që praktikojnë agjërim të ndërprerë, shmangia e mëngjesit mund të ketë efekte pozitive për shëndetin. 

Image