
Personat me personalitet të ndjeshëm, më të prirë ndaj problemeve të shëndetit mendor
Një analizë e re shkencore nga Queen Mary University of London, e publikuar në revistën Clinical Psychological Science, tregon se individët me personalitet shumë të ndjeshëm kanë më shumë gjasa të përballen me probleme të shëndetit mendor, si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e stresit post-traumatik.
Meta-analiza, e cila përfshiu 33 studime dhe mbi 31% të popullatës së përgjithshme të cilët konsiderohen të ndjeshëm, thekson se këta persona reagojnë më fort si ndaj përvojave negative, ashtu edhe ndaj përvojave pozitive, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studiuesve, ndjeshmëria duhet të merret më shumë parasysh në praktikën klinike, pasi individët e tillë mund të përfitojnë më shumë nga trajtime si meditimi, teknikat e relaksimit dhe ndërhyrjet për rregullimin e emocioneve.
Ekspertët theksojnë se përfshirja e nivelit të ndjeshmërisë në planin e trajtimit mund të përmirësojë qasjen ndaj pacientëve dhe të rrisë suksesin e terapisë.