IKSHPK: Pa vaksina, fëmijët s’mund të regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore
Foto: Laura Hasani

IKSHPK: Pa vaksina, fëmijët s’mund të regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore

Shëndetësi August 28, 2025 - 16:48

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi të vaksinimit, që tregon se janë vaksinuar sipas moshës në momentin e regjistrimit.

Sipas IKSHPK-së, kjo masë ka për qëllim mbrojtjen shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit shkollor, raporton Zeri.info.

“Prindërit që kanë pyetje apo nevojë për sqarime, mund të kontaktojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt për ndihmë dhe këshillim të mëtejshëm.

Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne!”, thuhet ndër tjera. /Zëri