
Vetitë shëruese të shegës
Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat me më shumë efekte shëruese; ndikon në përmirësimin e sëmundjeve të stomakut, zemrës, parandalimin e Alzhaimerit, trajton aneminë dhe parandalon rritjen e qelizave kancerogjene. Vetëm një gotë shegë mund t’i sigurojë organizmit 30% të kërkesave për vitamin C, 36% për vitamin K, 16% për vitamin B9 dhe 12% të postasiumit.
Nëse ky frut do të përfshihej rregullisht në regjimin tonë ushqimor, do të përfitonim shume prej tij. E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet shëndetësore që na siguron shega:
Sëmundje kardiovaskulare
Disa studime kanë treguar se konsumimi i lëngut të shegës mund të parandalojë disa faktorë që rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Tek njerëzit që tashmë vuajnë nga sëmundje koronare, konsumi i lëngut të shegës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition ka pohuar se lëngu i shegës mund t'ju mbrojë nga formimi i depozitave yndyrore brenda arterieve tuaja, kjo është e lidhur me vetitë anti-oksidante të këtij fruti.Kurse vitamina C pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë.
SHEGA, fruti me vetitë më shëruese; Të gjitha arsyet
Shega është një frut ideal për diabetikët, pasi njihet ndryshe si insulina natyrale. Tek pacientët që vuajnë nga ky problem shëndetësor, lëngu i shegës ul sasinë e kolesterolit në gjak.