Qumështi i gjirit mbart antitrupa që mbrojnë foshnjat nga sëmundjet

Qumështi i gjirit mbart antitrupa që mbrojnë foshnjat nga sëmundjet

Shëndetësi September 11, 2025 - 20:03

Nënat kanë ditur prej kohësh për përfitimet e shumta të qumështit të gjirit, dhe një studim global tani konfirmon se antitrupat e kaluar përmes tij mund të ofrojnë mbrojtje reale kundër sëmundjeve.

Hulumtimi nga Universiteti i Rochester në Nju Jork tregoi se antitrupat kundër rotavirusit, një infeksion i zakonshëm tek foshnjat, ofronin mbrojtje të konsiderueshme, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.Ishte inkurajuese të shihje një lidhje kaq të qartë midis niveleve më të larta të antitrupave dhe një vonese ndaj infeksionit rotavirus,” tha Dr. Kirsi Jarvinen-Seppo, autorja kryesore e studimit dhe profesore e alergjisë dhe imunologjisë në Spitalin e Fëmijëve Golisano.

Studimi, financuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhe botuar në “Journal of Clinical Investigation”, analizoi mostra qumështi të 695 grave nga Finlanda, SHBA, Pakistan, Peru dhe Bangladesh.

Rezultatet treguan se qumështi me nivele të larta të antitrupave IgA dhe IgG lidhej me mbrojtjen e foshnjave kundër rotavirusit, i cili mund të shkaktojë diarre të rëndë dhe kërcënuese për jetën.

Studiuesit vunë re se nënat nga vendet me të ardhura të ulëta kishin nivele më të larta të antitrupave mbrojtës, sidomos kundër mikrobeve që shkaktojnë shigella dhe pneumokok, dy shkaqe kryesore të sëmundjes dhe vdekjes së foshnjave.

Një gjetje surprizuese ishte se gratë mbipeshë ose obeze zakonisht kishin nivele më të ulëta të antitrupave mbrojtës krahasuar me gratë me peshë normale, një rezultat kundërintuitiv që kërkon studime të mëtejshme.