BE-ja nis fushatën e ndërgjegjësimit për përdorimin e sigurt të ilaçeve pa recetë

BE-ja nis fushatën e ndërgjegjësimit për përdorimin e sigurt të ilaçeve pa recetë

Shëndetësi September 16, 2025 - 21:56

Bashkimi Evropian ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi të gjerë, me sloganin “Barnat nuk janë karamele”, për të edukuar qytetarët mbi rreziqet dhe përdorimin e përgjegjshëm të medikamenteve që mund të blihen pa recetë.

Fushata, e udhëhequr nga rrjeti i drejtuesve të Agjencive Evropiane të Barnave (HMA), synon të theksojë se edhe pse këto ilaçe janë lehtësisht të disponueshme, ato bartin rreziqe serioze nëse keqpërdoren, duke përfshirë efekte anësore dhe potencialin për varësi.

Robert Nisticò, President i Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), thekson rëndësinë e këtyre medikamenteve për shëndetin individual, por gjithashtu nënvizon se ato duhen trajtuar me përgjegjësi. Ai i krahasoi ato me ilaçet me recetë, duke theksuar se ato kanë një ekuilibër mes përfitimit dhe rrezikut.

Fushata ofron udhëzime thelbësore për konsumatorët si:

Lexoni gjithmonë paketimin dhe fletëpalosjen për të kuptuar dozimin dhe kohëzgjatjen e trajtimit.

Kërkoni këshillën e një profesionisti të kujdesit shëndetësor në rast çdo dyshimi.

Konsultohuni me mjekun nëse simptomat nuk përmirësohen ose nëse përjetoni efekte anësore./rtsh.al