Si ndikon meditimi në shëndet?
Meditimi është më shumë se një praktikë shpirtërore; studimet tregojnë se ai ka një ndikim të dukshëm në funksionimin dhe shëndetin e trurit.
Praktika e rregullt e meditimit mund të përmirësojë përqendrimin, të reduktojë ndjeshëm ndjenjat e ankthit dhe të forcojë kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë, shkruan Journal of Cognitive Enhancement, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimet shkencore kanë identifikuar ndryshime pozitive në struktura të caktuara të trurit që lidhen me rregullimin emocional dhe menaxhimin e stresit, sipas Journal of Cognitive Enhancement.
Një nga metodat më të përdorura, mindfulness, jo vetëm që ndihmon në qetësimin e mendjes, por gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut dhe nivelet e kortizolit, hormonit të stresit.
Për këtë arsye, shumë institucione edukative dhe klinika po integron meditimin në programet e tyre për të promovuar mirëqenien psikologjike dhe për të mbështetur shëndetin mendor të pjesëmarrësve.
Përveç përfitimeve mendore, meditimi mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin fizik, duke e bërë atë një mjet të fuqishëm për një jetë më të shëndetshme dhe më të balancuar.