IKSHPK-ja me këshilla për mbrojte nga gripi sezonal

IKSHPK-ja me këshilla për mbrojte nga gripi sezonal

Shëndetësi December 30, 2025 - 13:43

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal.

Sipas IKSHPK-së, gripi sezonal është sëmundje akute infektive, e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal:

Lani duart shpesh me ujë dhe sapun

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini

Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë

Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë

Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje

Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal.