Receta natyrale që ndihmon të kaloni shpejt kollën kronike, gripin dhe ftohjen
Foto: Ilustrim

Receta natyrale që ndihmon të kaloni shpejt kollën kronike, gripin dhe ftohjen

Shëndetësi January 02, 2026 - 09:09

A e keni ditur se me vetëm disa përbërës dhe një recetë të thjeshtë mund ta kaloni ftohjen shumë shpejt?

Sekreti fshihet në kuzhinën tuaj.

Të gjithë ne i dimë përfitimet e mjaltës, xhenxhefilit dhe limonit por kombinimi i këtyre përbërësve është i jashtëzakonshëm, sidomos për ftohjet e stinës.

Pija që e gjeni më poshtë forcon imunitetin, ndihmon me lodhjen, kollën kronike, ftohjet, gripet dhe pastron sinusët.

Mjalti, xhenxhefili dhe limoni kanë veti anti-virale, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale duke ndihmuar kështu për të luftuar infeksionet.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

250 ml ujë të nxehtë1 lugë çaji xhenxhefil pluhur

Lëngu i një limoni

Si ta përgatisni?

Vendoseni xhenxhefilin pluhur në një enë dhe vendosni ujin e nxehtë mbi të. Pasi të ftohet pak, hidheni mjaltin dhe lëngun e limonit. Përziejeni mirë e mirë dhe konsumojeni këtë çaj derisa të jetë akoma i ngrohtë.

Preferohet që ky çaj të konsumohet në mëngjes, në stomak të zbrazët ose vonë në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur.