14-vjeçarja Eljonisa Krasniqi po lufton për jetën, familja kërkon ndihmë urgjente
Familja Krasniqi nga Vajniku i Skenderajt po përballet me një histori tejet prekëse.
Eljonisa Krasniqi, 14-vjeçare nga fshati Vajnik i Skenderajt, po zhvillon betejën më të rëndë të jetës së saj, atë kundër leukemisë akute mieloide (AML).
Familjarët e Eljonisës kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente, pasi vajza aktualisht është duke u trajtuar me terapi në Gjermani. Megjithatë, kostoja e trajtimit është tejet e lartë dhe familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare.
Sipas apelit të familjarëve, për vazhdimin e mjekimit nevojiten edhe 37 mijë euro, përndryshe ekziston rreziku serioz që Eljonisa të detyrohet të ndërpresë trajtimin dhe të nxirret nga spitali.
Kontakti i familjes: 044-588-456
Për të ndihmuar Eljonisën kliko në linkun: https://gofund.me/3d4ec00fe