Dy mjekë të ORL-së kryejnë mbi 400 operacione në Spitalin e Mitrovicës
Shëndetësi
January 22, 2026 - 09:56
Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës gjatë vitit 2025 kanë kryer mbi 400 operacione, gjë që është vlerësuar si një punë e jashtëzakonshme e tyre.
Mjekët në fjalë janë Arben Kastrati dhe Artan Haxhiu, shkruan Zeri.info.
“Gjatë vitit 2025, në mbështetje edhe nga Shërbimi i Anestezionit, ekipi instrumentareve dhe infermierëve, kanë realizuar 425 operacione dhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore.
Mirënjohje pafundësisht për dr. Arbenin, dr. Artanin dhe stafin tjetër shëndetësor dhe mbështetës”, thuhet në njoftim. /Zëri