Prania e nënës qetëson trurin e fëmijës dhe ndihmon në zhvillimin emocional

Prania e nënës qetëson trurin e fëmijës dhe ndihmon në zhvillimin emocional

Shëndetësi March 07, 2026 - 21:39

Studimet e fundit në neuroshkencë dhe psikologji të zhvillimit tregojnë se prania e prindit sidomos e nënës ka një efekt qetësues shumë të madh tek fëmijët kur ata përjetojnë stres ose emocione të forta.

Fëmijët që ndihen të mbështetur nga prindërit përjetojnë një ulje të hormoneve të stresit dhe truri i tyre aktivizohet në mënyrë që të mundësojë përpunimin e ndjenjave dhe shprehjen e emocioneve në mënyrë të sigurt, shkruan Pubmed, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimet e botuara në Developmental Neuroscience tregojnë se prania e nënës ndihmon në qetësimin e sistemit nervor dhe rrit ndjeshmërinë dhe lidhjen mes nënës dhe fëmijës Ky efekt ndihmon në zhvillimin e aftësive të rregullimit emocional dhe në krijimin e besimit afatgjatë

Një tjetër studim i publikuar në Scientific Reports tregon se aktiviteti i trurit mes nënës dhe fëmijës mund të sinkronizohet gjatë bashkëveprimeve dhe kjo sinkronizim lidhet me aftësinë e fëmijës për të menaxhuar stresin dhe emocionet Kur prania e prindit është e qetë dhe mbështetëse fëmijët kanë më shumë mundësi të ndihen të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm.

Hulumtimet e psikologjisë së zhvillimit e quajnë këtë social buffering ku prania e kujdestarit ndihmon në uljen e reagimeve të trurit ndaj stresit dhe lejon fëmijën të përpunojë emocionet në një ambient të sigurt.

Ekspertët rekomandojnë që prindërit të jenë të pranishëm dhe të përkushtuar kur fëmijët përjetojnë emocione të forta sepse kjo jo vetëm që ndihmon në qetësimin e stresit por gjithashtu ndihmon në krijimin e lidhjes dhe besimit afatgjatë duke mbështetur zhvillimin emocional dhe reziliencën.
Afërsia dhe mbështetja e vazhdueshme e prindit ka një rol kyç në zhvillimin e shëndetit mendor të fëmijës dhe ndihmon ata të rriten të aftë për të menaxhuar sfidat e jetës në mënyrë të sigurt dhe të ekuilibruar. /Gazeta Shneta