Shpallet ikonë e modës

Shpallet ikonë e modës

Showbiz April 18, 2019 - 08:32
Lajmet nga showbizi

Jennifer Lopez do të shpallet ikonë e modës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës “Fashion Icon at the 2019 Council of Fashion Designers of America Awards”. Këngëtarja dhe aktorja e sapofejuar do ta pranojë këtë çmim më 3 qershor në muzeun “Brooklyn” në Nju Jork, transmeton Gazeta "Zëri".

“Stili i Jennifer Lopezit është i guximshëm, i papërmbajtshëm dhe që mbahet mend gjithmonë. Disenjatorët, duke përfshirë edhe anëtarët e kësaj ceremonie, e pëlqejnë ta veshin Jenniferin si për skenë, ashtu edhe për momentet private. Jennifer përdor rrobat si një mënyrë për ta shprehur vetëbesimin dhe fuqinë”, thuhet në komunikatën e organizatorëve.

Në mesin e fituesve të këtij çmimi në të kaluarën janë edhe Naomi Campbell, Beyonce Knowles, Pharrell Williams, Johnny Depp dhe Rihanna./ZËRI

Image

Image