E kërkuan fatin e jetës përmes faqeve të internetit

E kërkuan fatin e jetës përmes faqeve të internetit

Showbiz April 18, 2019 - 08:34
Lajmet nga showbizi

Nëse mendoni se takimet online dhe kërkimi i partnerit nëpërmjet internetit janë pa lidhje, mendoni përsëri. Këto katër zonja të famshme kanë pranuar se këtë e kanë bërë thjesht nga “kurioziteti”, por pa shumë sukses, transmeton Gazeta "Zëri".

Këngëtarja Lily Allen kishte bërë publik lajmin se është regjistruar në faqen e internetit “Tinder”, ndonëse është e martuar dhe ka dy fëmijë. “Kam zbuluar ‘Tinder-in’”, shkroi ajo, kurse adhuruesit e saj janë duke pritur t’iu përgjigjet pyetjeve se pse vendosi të bëjë një gjë të tillë.

Lindsay Lohan është njëra ndër femrat më kontroverse. Vitin e kaluar, kur “tallej” në “Tinder”, hasi në profilin e vëllait të saj. Ajo nuk hezitoi që publikisht të vërë atë në siklet dhe menjëherë postoi linkun me mbishkrimin: “Shikoni çfarë kam gjetur, vëllain tim më të vogël”.

Adele njëherë kishte aplikuar për t’u regjistruar në rrjetin social “eHarmony”, pas shkëputjes së dhimbshme të lidhjes me ish të dashurin. Këngëtarja britanike është tani në një lidhje të lumtur dhe harmonike me Simon Konecki, me të cilin ka një djalë të quajtur Angelo. Por Adele, 26-vjeçare, thotë se publikimi i shënimeve të saj në internet nuk i kishte lënë kujtime të bukura, pasi gjatë aplikimit nuk kishte mundur të postojë foto dhe askush nuk i kishte bërë thirrje për ndonjë takim.

Ndoshta nuk e keni pritur, por ish-vajza Bond, Halle Berry, në të kaluarën, para se të takohet me burrin e saj aktual Olivier Martinez, ka kërkuar partnerë nëpërmjet rrjetit “eHarmony”. “Unë kam qenë anëtare në forume të ndryshme dhe kurrë nuk jam përfaqësuar me emër të vërtetë. Kam qenë disa herë online nga kurioziteti, pasi isha kurioze të dija se çfarë flasin njerëzit, se si i komentojnë marrëdhëniet femër-mashkull”, tha Halle Berry./ZËRI

Image

Image

Image

Image