Big Mama ia siguron udhëtimin për në Turqi vajzës nga Skenderaj

Big Mama ia siguron udhëtimin për në Turqi vajzës nga Skenderaj

Showbiz prill 18, 2019 - 13:22
Lajmet nga showbizi

Rreth 12 mijë euro i janë dhuruar familjes Lahi nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për trajtimin e vajzës së tyre ndërsa Big Mama ia ka siguruar udhëtimin për në Turqi.

Rreth 12 mijë euro i janë dhuruar familjes Lahi nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për trajtimin e vajzës së tyre.

Këtë e ka konfirmuar babai i vajzës, Sami Lahi, i cili në një video live me përfaqësuesen e shoqatës “Globus”, Luljeta Shosholli-Habibi, ka treguar se gjatë gjithë ditës së sotme ka mbledhur paratë e dërguara, shkruan Gazeta Shneta.

Lahi ka thënë se vazhdimisht janë duke i dërguar para dhe ende nuk ka arritur t’i mbledh të gjitha dhe ta tregoj shumën e saktë.

Poashtu këngëtarja Besiana Kasami (Big Mama) ka financuar një udhëtim dhe kontroll në një klinikë në Turqi. Kjo është konfirmuar nga vet prindi Samiu, i cili ka bërë të ditur se nesër do t’i tërheq pasaportat dhe pritet të udhëtojnë në Turqi. Lahi ka deklaruar se edhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë premtuar përkrahje për financim për shërimin e vajzës.

Pas udhëtimit në Turqi ku pritet të bëhet diagnostikimi i patologjisë së vajzës, pritet të bëhet e ditur edhe shuma e saktë e kostos për trajtimin e saj. Derisa të dihet kjo Shosholli-Habibi dhe Lahi kanë bërë thirrje që qytetarët të ndalojnë së dërguari para.

Ndryshe gazeta sot ka folur me Sami Lahin për të mësuar më shumë rreth gjendjes së vajzës. Ai ka treguar se vogëlushja ka lindur me këtë patologji, ndërsa tani është i shqetësuar me një ënjtje afër zemrës e cila siç ka treguar ai po i zgjerohet çdo ditë e më shumë.