Aktorja e njohur kritikon të pasurit që dhuruan për Notre Dame

Aktorja e njohur kritikon të pasurit që dhuruan për Notre Dame

Showbiz prill 20, 2019 - 18:38
Lexoni më shumë detaje

Pamela Anderson 'godet' të pasurit për donacionet në Notre Dame.

Ndërsa shumica ishin të lumtur që donatorët e pasur dhanë 1 miliard ollarë për të rindërtuar Notre Dame, aktorja Pamela Anderson kishte tjetër mendime, ajo pretendon se ‘një për qind’ kishin interesat e tyre në zemër dhe se kisha tashmë është mjaft e pasur, shkruan RT.com, transmeton lajmi.net.

Modelja dhe ish-aktorja e Baywatch e ka bërë ‘kontributin’ e saj në politikë përmes një ‘tweet’.

Këtë herë, Anderson vendosi të komentojë për Kishën Katolike dhe të pasurit që bënë dyshimin për mbivlerësimin e rindërtimit të katedrales Notre Dame, e cila pjesërisht u dogj gjatë javës.

Ajo kritkoi dhuruesit, duke thënë se donacionet e tyre (me sa duket) të pa-taksuara janë më të motivuara nga dëshira për lavdërim publik sesa dashuri për arkitekturën.

Aktorja gjithashtu theksoi në mënyrë kritike faktin se shuma e tillë e madhe ishte siguruar aq shpejt për të rindërtuar katedralen e famshme, ndërsa shuma të ngjashme ishin vështirë të gjendeshin kur është fjala për të ndihmuar të varfërit.

Komentet e saj nxitën reagime të shumëllojshme, disa duke e lavdëruar atë për kritikat ndaj të pasurve, të tjerët ranë dakord se Kisha Katolike duhet të rindërtohet.

Image