Truri i lepurushës së ndjerë të 'Playboy'-it i dhurohet shkencës

Truri i lepurushës së ndjerë të 'Playboy'-it i dhurohet shkencës

Showbiz May 22, 2019 - 08:29
Lexoni detajet

Massaro përkrah 60 mundësve tjerë profesionalë në vitin 2016 kishin paditur organizatën WWE, duke i akuzuar për problemet neurologjike të shkaktuara në ring nga goditjet e pandërprera në kokë, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Modelja dhe ish-mundësja e famshme amerikane ka humbur jetën në mënyrë tragjike të enjten e kaluar në shtëpinë e saj në Lon Island, në moshën 39 vjeçe. Tani mediet shkruajnë se truri i saj do t’u dhurohet shkencëtarëve që merren me studimin e trurit, të cilët do të hulumtojnë nëse Ashley ka vuajtur nga encefalopatia kronike traumatike (EKT), e cila mund të diagnostikohet vetëm pas vdekjes.

Massaro përkrah 60 mundësve tjerë profesionalë në vitin 2016 kishin paditur organizatën WWE, duke i akuzuar për problemet neurologjike të shkaktuara në ring nga goditjet e pandërprera në kokë dhe fshehjen e rreziqeve potenciale.

Padinë e kishte hedhur poshtë gjykatësi në Konektikat, ndërsa është parashtruar ankesë, e cila pritet të shqyrtohet më 8 korrik.

Në pjesën e saj të padisë Massaro ka theksuar se ka përjetuar lëndime të shumta dhe tronditje të shumëfishta të trurit dhe ka deklaruar se WWE-ja nuk e ka përgatitur mirë për luftëra dhe nuk ka ofruar përkujdesje të duhur pas lëndimeve, shkruan më tutje "Zëri". 

Për këtë arsye është e rëndësishme të shikohet truri i saj, thotë avokati i cili e ka përfaqësuar në padi dhe i cili ka shtuar se edhe te 6 mundësit e tjerë, të cilët i ka përfaqësuar, është diagnostikuar EKT-ja pas vdekjes. Lejen për dhurim të trurit avokati e ka kërkuar nga nëna dhe motra e saj.

“Ishin të tronditura, por kjo ishte dëshira e Ashleyt”, ka thënë ai. /zeri