Nesër varroset në Stamboll menaxheri i Azet që vdiq të shtunën në Kosovë

Nesër varroset në Stamboll menaxheri i Azet që vdiq të shtunën në Kosovë

Showbiz June 24, 2019 - 18:31
Detajet

Sefa Kaya, viktima e vetëaksidentit me fatalitet që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës do të varroset nesër në Stamboll.

Kjo u bë e ditur nga këngëtari kosovar, Azet, i cili tashmë të ndjerin e kishte menaxher. Ai tregoj se ceremonia mortore për Sefan do të mbahet nesër më 25 korrik në qytetin e Stambollit mes familjarëve e miqve të tij dhe jo vetëm.

Kujtojmë se vetëaksidenti me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së.

Rasti ishte konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës A.J mashkull, 34 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, u tha në përgjigjen e Policisë./Lajmi.net

Image