Zvicerania që paditi Loredanën: Ajo ka tre vetura, ne jetojmë në varfëri

Zvicerania që paditi Loredanën: Ajo ka tre vetura, ne jetojmë në varfëri

Showbiz June 26, 2019 - 10:40
Lexoni detajet

Zvicerania, Petra Z, ka reaguar pas blerjes së veturës së re nga Mozzik dhe Loredana.

Loredana thuhet se bleu një veturë të re “Mercedes” me partnerin e saj, pavarësisht llogarive të mbyllura, shkruan Blick.ch, transmeton lajmi.net.

Kjo e shqetësoi shumë Petra Z, e cila thotë “Ajo më thyen zemrën”.

Reperja Loredana vazhdon të këndojë për blerjen e makinës së re, por sipas rrjeteve sociale këto nuk janë vetëm tekste të pakuptimta.

Partneri i saj, Mozzik, ka blerë një “Mercedes” të ri, siç e tregoi në postimet që bëri në Instagram.

Për të blerë një veturë të tillë, nevojiten 220 mijë franga, ndërsa zyra e prokurorit publik në Lucern, ka bllokuar llogaritë bankare të reperes.

Aktualisht, në prokurori Petra Z. ka dërguar padi kundër Loredanës, të cilën e akuzon për mashtrim, kërcënim dhe shantazh.

Në anën tjetër, Loredana në një konferencë për shtyp në Prishtinë,  ka mohuar akuzat për marrjen e parave, duke thënë se zvicerania ia ka dhënë vullnetarisht.Image