Afërdita Dreshaj feston ditëlindjen, kaq vite mbushi ajo

Afërdita Dreshaj feston ditëlindjen, kaq vite mbushi ajo

Showbiz July 19, 2019 - 12:18
Lajmet nga showbizi

Njëra ndër modelet dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Afërdita Dreshaj, sot feston një datë të veçantë.

Artistja e mirënjohur shqiptare feston ditëlindjen e 33-të.

Ajo është njëra ndër femrat më të komentuara të estradës, qoftë për anën profesionale apo jetën e saj private.

Hapat e parë i filloi me modelizëm, e pastaj edhe në muzikë, duke u bërë kaq e suksesshme. Disa nga këngët e saj më të dëgjuara janë “Nëse je burrë”, “Për ty dridhem”, “Unë nuk jam ajo”, “Shumë trafik”, “Qyteti hesht”, e disa të tjera.