24-vjeçarja nga Kosova që po bën bujë në Turqi

24-vjeçarja nga Kosova që po bën bujë në Turqi

Showbiz August 22, 2019 - 15:47
Lexoni detajet

Asya Gashi 24-vjeçarja nga Kosova e cila ka studiuar në Akademinë e Arteve në Kosovë dega aktrim pastaj mori rrugëtimin drejt Stambollit, tani ka depërtuar fuqishëm në skenën muzikore.

Kënga e parë e saj "Riya" mori një vëmendje shumë të madhe mediale pasi që kënga u lansua në stadiumin e Galatasaray ku tani është ekipi kampion ne futboll. Ajo u përkrah edhe nga Muslera futbollisti me i njohur në Turqi.

Kënga hyri edhe në top 20 këngët më të mira në top listën Kral Pop.

Asyas iu besu edhe kënga hit nga ylli i muzikës pop Serdar Ortaç.

Kënga "Dansöz" ishte pjesë e të gjitha mediave dhe magazinave në Turqi.

Remixin e këngës "Dansöz" e mori Dj më i famshëm Suat Ateëdalë.

Ndërsa kënga e tretë "Babe Babe" ku mbizotëron gjuha shqipe mori një vëmendje shume të madhe pasi që në Turqi nuk dëgjohet shumë muzika shqipe.

“Babe Babe” hyri e treta ne ITunes dhe mori 1 milion klikime për një ditë dhe u pranua në të gjitha mediat dhe radiot e Turqisë ku për ekipin e Asya ishte shumë befasuese.

Tani Asya do të jetë Marka e Selim Akar i cili  është njeriu m ë me ndikim në mediat Turke i cili punon vetëm me yjet e Turqisë.

Në shtetin Turk ka një numër t ë madhe t ë artistëve që kanë prejardhje shqiptare e tashmë kemi edhe n ë rrafshin e muzikës.

Asya Gashi luan ne instrumentin frymor flaut

Pasi që edhe mori mësimet n ë shkollën e muzikës “Çesk Zadeja”

Asya është shume spiritual dhe ambicioze

Është para Atma Kriya Yoga n ë Kosovë ku edhe mori studimet rreth jetës dhe shëndetit nga Universitetet me i  mire ne Stamboll Gedik Universitet.

Asya po ashtu mori edhe përfaqësin e njërit ndër restaurantëve me te mira për ushqim Vegan “Bhajan Caffe” ku artistja synon ta hap ë n ë Stamboll.