Denis: Madonna më ofroi 20 milionë dollarë ta lë shtatzënë

Denis: Madonna më ofroi 20 milionë dollarë ta lë shtatzënë

Showbiz shtator 20, 2019 - 14:49
Detajet

Ish basketbollisti i famshëm i NBA-s, Denis Rodman, ka zbardhur detaje nga marrëdhënia e tij me Madonna-n, transmeton Zeri.info. Ai ka zbuluar se këngëtarja amerikane me çdo çmim donte të bëhej nënë.

“Më ka thënë se do të më paguaj 20 milionë dollarë nëse e lë shtatzënë dhe e lindë fëmijën me sukses”, ka rrëfyer Rodman i cili në vitin 1994, ishte në romancë me këngëtaren. Ai ka zbuluar detaje tjera nga raporti i tyre intim.

“Jam munduar ta lë shtatzënë në Centrall Park. Atje kishte një banesë trekatësh. Unë po luaja bixhoz në Las Vegas, ndërsa ajo ishte në Nju Jork. Më ka thirrur në telefon dhe më ka thënë: ‘Denis, e din çfarë? Unë po evoluoj’. Pas kësaj ka dërguar një avion privat për mua. Kam udhëtuar në Nju Jork dhe jam takuar me të dhe kemi bërë seks me orë të tëra”, ka rrëfyer Rodman.

Por pasi nuk kishte arritur ta lë shtatzënë, ai kishte mbetur pa shpërblimin e premtuar./ZERI