Plas sherri me Françeskën, Kejvina e tregon arsyen

Plas sherri me Françeskën, Kejvina e tregon arsyen

Showbiz shtator 22, 2019 - 14:02
Lexon detajet

Pak kohë më parë në media u përhap një lajm ku thuhej se dy modelet, Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Shkak për zënkën e tyre thuhej se ishte bërë një çantë e shtrenjtë, megjithatë Kejvina e ka hedhur poshtë këtë.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ajo ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë sherr, thjesht kanë vendosur të mos kenë më marrëdhënie.

“Ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh pasur një shoqe dhe më pas të mos bëhesh më me të? Ne keni dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që jemi motra. Nuk jemi zënë thjesht vendosëm të mos bëhemi më bashkë”, ka treguar modelja.

Image