Dua Lipa e lumtur që do të performojë për herë të parë në Indi

Dua Lipa e lumtur që do të performojë për herë të parë në Indi

Showbiz November 12, 2019 - 16:01
detajet

Dua Lipa do të performojë për herë të parë në Indi.

Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur që gjatë kësaj jave do të performojë për herë të parë në Indi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka postuar disa fotografi të vjetra, nga vizita e saj që i bëri kohë më parë këtij vendi.

“Shumë e emocionuar të kthehem në Indi gjatë kësaj jave!! Kurrë nuk kisha mundësinë të performoja para jush dhe jam shumë e emocionuar ta ndajë skenën me të emblën Katy Perry!!!!”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Dua Lipa po shijon suksesin e këngës së fundit me titull “Don’t Start Now”.