E veshur me të zeza, Evi Reçi nis emisionin duke folur për familjarët që humbi nga tërmeti

E veshur me të zeza, Evi Reçi nis emisionin duke folur për familjarët që humbi nga tërmeti

Showbiz December 07, 2019 - 12:49
Detajet

Këngëtarja Evi Reçi humbi shtatë persona të afërt nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, shkruan GazetaBlic.

Në emisionin e saj “Vizioni i pasdites”, këngëtarja tregoi dhimbjen që ka përjetuar nga kjo tragjedi e cila i mori xhaxhain me familjen e tij si dhe mikeshën e saj të fëmijërisë së bashku me vajzën 8-vjeçare dhe mamanë.

E veshur me të zeza ajo ka emocionuar pafund shikuesit me rrëfimin e saj, ndërsa ka thënë se nga kjo ka kuptuar sa shumë vlen jeta.

“Asgje nuk ka me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre”, shkruan Evi Reçi në videon e publikuar edhe në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Asgje nuk ka me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre.

A post shared by EVI RECI (@evireci) on