Robert Berisha fotografohet duke u puthur me ‘të dashurën misterioze’ në Prishtinë

Robert Berisha fotografohet duke u puthur me ‘të dashurën misterioze’ në Prishtinë

Showbiz December 09, 2019 - 20:47
Detaje

Qe një kohë të gjatë ka krijuar kaos të madh tek audienca shqiptare duke nxjerrë thashetheme për lidhje të reja e besa edhe për një ri-bashkim të mundshëm.

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Robert Berisha nuk ka edhe shumë që është ndarë nga tashmë ish-gruaja e tij, Nora Istrefi me të cilën ka një vajzë, shkruan Insajderi.

Pavarësisht kësaj, një darkë me këtë të fundit ka nxitur polemika të shumta rreth mundësisë së një ribashkimi.

Por disa fotografi që i ka siguruar “Review” hedhin poshtë mundësinë e një ribashkimi, pasi që Berisha shihet të jetë fort i afërt me një vajzë identiteti i të cilës ende nuk dihet.

Image

Në foto mund të vërehet qartë afërsia e këngëtarit me vajzën misterioze, e cila nuk i ndahet për asnjë moment këtij të fundit.

Fotografitë e siguruar janë shkrepur në një kafene në Prishtinë, e në njërën prej tyre Robert Berisha duket sikur po shkëmben puthje.

Image

Më parë, ishte raportuar edhe për një lidhje të mundshme mes Berishës dhe një modeleje shqiptare por që asnjëherë nuk u pohua apo mohua nga këngëtari.