Dua Lipa nuk paralajmëron ish të dashurit për tekstet e këngëve të saja

Dua Lipa nuk paralajmëron ish të dashurit për tekstet e këngëve të saja

Showbiz December 10, 2019 - 19:01
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja 24-vjeçare performoi hitin e saj të ri “Don’t start now”- në të cilën thotë se pas ndarjes është shumë më mirë – dhe ajo pranoi ndërsa nuk dëshiron të censurohet, ajo përpiqet “të tregojë respekt”.

Siç citohet nga kolona Bizarre e gazetës The Sun, ajo u pyet nëse paralajmëron të dashurit e dikurshëm për tekstet e saj, dhe u përgjigj: “Sigurisht që jo.

“Ato janë tregimet e mia, por ato janë bërë gjithashtu në një metaforë. Unë mendoj për intimitetin tim dhe për privatësinë e të gjithëve, prapë parapëlqej të tregoj respekt.”

Dua publikoi këngën e saj të re në fillim të këtij muaji, dhe ajo shpjegoi se si projekti ka të bëjë me hyrjen në një kapitull të ri në jetën e saj.

Kohët e fundit ajo tha: “Zgjodha ta publikoja së pari këtë këngë, në mënyrë që të mbyllja një kapitull të jetës time dhe të filloja një tjetër. Në një epokë të re me një tingull të ri!”

Këngëtarja e “Hot Hotter Than Hell filloi një “kapitull të ri” në jetën e saj romantike në qershor, pasi ajo filloi lidhjen me modelin Anwar Hadid – pas ndarjes së saj nga i dashuri Isaac Carew – dhe çifti bëri shfaqjen e tyre të parë në tapetin e kuq në American Music Awards.

Image