Infektuar: 11130
Shëruar: 6817
Vdekur: 381
Pas ndarjes nga Nora, Roberti kapet në përqafimin e një femre misterioze

Pas ndarjes nga Nora, Roberti kapet në përqafimin e një femre misterioze

Showbiz December 10, 2019 - 19:09
Lajmet e fundit nga showbizi

Roberti është parë në përqafimin e tjetrës.

Këngëtari i njohur Robert Berisha i ftuar në studion e “Ftesë në pesë”, në “Top Channel” është ndalur edhe njëherë tek raporti i tij me këngëtaren Nora Istrefi.

Ai tha sërish se me Norën janë në një pause dhe të ardhmes nuk i dihet ndoshta mund ti shohim sërish së bashku. Këngëtari u ndal gjithashtu edhe tek kënga e tij e fundit, e cila u aludua se ishte një dedikim për Norën, por që Roberti e hodhi poshtë duke thënë se deri më sot nuk i ka dedikuar askujt një këngë.

Ai thotë gjithashtu se nëse një ditë do ti dedikonte dikujt një këngë do të ishte e bija ose nëna e tij. Roberti u ndal gjithashtu gjatë intervistës edhe tek këngë e re që do të sjellë në fund të vitit dhe që i dedikohet të dashurave. Vetë ai thotë se nuk ka aktualisht të dashur, por që këtë këngë ua dedikon burrave që përveç gruas kanë edhe një lidhje tjetër jashtë martesore, ndërsa me humor thotë: “Hallall ju qoftë se si menaxhojnë këtë punë”.

Ndërsa ditën e djeshme i ftuar në “Ftesë në 5”, deklaroi se aktualisht nuk ishte në një lidhje, Robert Berisha së fundmi është fotografuar me një vajzë misterioze, pas ndarjes nga Nora Istrefi.

Në fotot e siguruara nga “Review”, Roberti shihet i përqafuar me një vajzë identiteti i të cilës nuk dihet. Madje po thuhet se dyshja kanë qenë duke u puthur, por kjo nuk mund të dallohet qartë.

Fotot janë shkrepur në një kafe në Prishtinë.

Image

Image