Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Befason këngëtari shqiptar: Unë dhe familja ime jetojmë me qira, nuk e kemi blerë ende shtëpinë

Befason këngëtari shqiptar: Unë dhe familja ime jetojmë me qira, nuk e kemi blerë ende shtëpinë

Showbiz December 10, 2019 - 22:03
Lajmet e fundit nga showbizi

Albatrit Muqiqi është një prej këngëtarëve meshkuj më të dashur të estradës.

Ai së fundmi publikoi këngën “Fotografia”, e cila u prit mirë nga fansat, teksa po bëhet gati për valën e mbrëmjeve muzikore për fundvit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Prive”, Albatriti ka folur gjerë e gjatë rreth më të rejave në jetën e tij profesionale dhe personale.

Ndër të tjerash, ai u pyet për vendbanimin e tij, ku nuk hezitoi të tregojë se si djalë i vetëm i shtëpisë, vazhdon të jetojë me prindërit ani pse tashmë ka krijuar familjen e tij.