Nuk vesh fare brekë kur defilon në qilimin e kuq

Nuk vesh fare brekë kur defilon në qilimin e kuq

Showbiz December 11, 2019 - 18:11
Lajmet e fundit nga showbizi

Secila grua është seksi në mënyrën e saj. Kjo është diçka që del nga ju dhe nuk është qëllimi ta tregosh kudo. Për mua është një femër është seksi e veshur me kostum apo veshje sportive, përcjell "Zëri.info".

Irina Shayk është njëra nga manekinet më të kërkuara në ditët e sotme, ndërsa njëherit është edhe rusja e parë që është paraqitur në ballinën e revistës ‘Sports Illustrated Swimsuit’ dhe që ka veshur koleksionet e dizajnerëve më të njohur, por edhe ka xhiruar fushatat reklamuese për brendet më të njohura të modës.

Që kur është bërë mamaja e vogëlushes Lee de Seine, të cilën e ka me aktorin Bradley Cooper, Irina karrierën e saj të modës e ka lënë paksa anash, por tani u është kthyer ekraneve të mëdhenj, ndërsa e tëra ka filluar me intervistën me revistën “W”, me rastin e fushatës për kompaninë ‘Intimissimi’. Irina 33-vjeçe pikërisht nga Intimissimi ishte zbuluar shumë vite më parë në Moskë, kur kishin ardhur për të gjetur një zëvendësim për modelen Ana Beatriz Barros.
 

“Jetojmë në shekullin e 21-të, por edhe përkundër kësaj, njerëzit ende më pyesin çka do të thotë për mua të jesh seksi? Nuk bëhet fjalë për të veshur sutjena ‘push-up’, buzëkuq dhe take të larta. Secila grua është seksi në mënyrën e saj. Kjo është diçka që del nga ju dhe nuk është qëllimi ta tregosh kudo. Për mua është një femër është seksi e veshur me kostum apo veshje sportive. E tëra varet çfarë karakteri ke, si ecën, si flet, kjo është seksi”, ka deklaruar Irina, duke shtuar se më së shumti vetëbesim ka nga veshjet e brendshme intime. Por jo gjithmonë i vesh ato. “E tëra varet sa ke vetëbesim, çfarë fustani ke, por në shumicën e rasteve kur dal në qilimin e kuq, nuk veshi fare të brendshme”, ka përfunduar ajo./ZERI

Image

Image