Shqipëria në Eurovision me kompozitorin që vitin e kaluar e përfaqësojë Serbinë (Video)

Shqipëria në Eurovision me kompozitorin që vitin e kaluar e përfaqësojë Serbinë (Video)

Showbiz January 21, 2020 - 21:24

Shqipëria për herë të parë këtë vit ka lejuar që në “Festivalin e Këngës” të pranonte edhe kompozitorë të huaj, duke ndryshuar rregullat për herë të parë pas 58 viteve, sa ka jetë festivali i RTSH-së, shkruan Zëri.info

Tashmë dihet se këtë festival e ka fituar këngëtarja shkodrane Arilena Ara, me këngën “Shaj”, me të cilën do ta përfaqësoj Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision”, e pikërisht kjo këngë është bërë nga kompozitori maqedonas Darko Dimitrov, e që i njejti kishte kompozuar edhe këngën përfaqësuese të Serbisë vitin e kaluar në Eurovision.

Serbia ishte përfaqësuar në Eurovision 2019 nga këngëtarja Nevena Bozovic, e cila ishte nga Mitrovica veriore në Kosovë, këngën e të cilës e kishte kompozuar po ashtu Darko Dimitrov.

Image

Ka shumë të till që për shkak të stilit të Darkos, këngën “Shaj”, po e krahasojnë si një kopje të këngës serbe “Kruna”, kjo për shkak të kompozimit të ngjashëm që kanë të dy këngët e që është në stilin e baladave që kompozon maqedonasi Dimitrov, i cili ka përfaqësuar disa herë edhe shtetin e tij, Maqedoninë, shkruan Zëri.info

Por ndryshimi i rregullorës në Festivalin e RTSH-së, kishte ngjallur reagime edhe tek një grup i kompozitorëve shqiptarë, të cilët ishin kundër hyrjes së të huajve në një festival, i cili sipas tyre ka për qëllim të promovoj vlerat e muzikës shqiptare.

Organizata Mbledhëse e të Drejtave të Autorëve, Kompozitorëve dhe Botuesve të Veprave Artistike, Letrare, Muzikore e Audiovizuale në Shqipëri, ishte distancuar nga edicioni i Festivalit të 58-të, që u mbajt në dhjetor.Shkak për këtë distancim është bërë pjesëmarrja në këtë edicion të festivalit të kompozitorëve të huaj dhe po ashtu, mospërcaktimi i qartë i rregullores së festivalit që në thirrjet e para për pjesëmarrje.

Kujtojmë se këtë vit Eurovisioni mbahet më 12,14 dhe 16 maj në Rotterdam të Holandës dhe do të marrin pjesë 41 shtete./ZERI/