Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Pas largimit nga oborri mbretëror, Meghan Markle me ambicie politike

Pas largimit nga oborri mbretëror, Meghan Markle me ambicie politike

Showbiz January 25, 2020 - 23:06

Sigurisht që nuk është lloji i gruas që pëlqen të qëndrojë në hije. Sipas Daily Mail, që citon një burim të afërt me familjen mbretërore, Meghan Markle është ndjerë e frustruar pasi është detyruar të qëndrojë larg çështjeve politike pas martesës së saj me princin Herri.

Dhe për këtë arsye ka vendosur të rimarrë në dorë jetën e saj dhe të kthehet aktive në këtë front: madje mundet edhe të ketë një rol në zgjedhjet e ardhshme për presidentin amerikan.

Që Megan e ka politikën për zemër, kjo nuk është një risi. Në të shkuarën ka sulmuar Donald Trump dhe ka refuzuar edhe ta takojë gjatë vizitës së tij në Bakingam Palas, majin e shkuar, duke përdorur si justifikim detyrimin për tu kujdesur për Arcin.

Markle është po ashtu edhe shumë mike e Xhesika Mulronej, nusja e djalit të kryeministrit kanadez Brajan Mulroni. Dhe është shumë e afërt edhe me Justin Trudeau apo Barack dhe Mishel Obamën.

Nëse dukesha do të vendoste të hidhej në politikë, ndoshta do të provokonte një stuhi të re diplomatike, mbi të gjitha nëse do të sulmonte sërish Trump apo do të fillonte të merrej me punët e shtetit në Kanada, ku tani qëndron bashkë me familjen e saj. Nuk duhet as të harrohet se Markle, e lindur në Los Angeles, është qytetare amerikane; asgjë nuk do ta pengonte që një ditë, të kandidonte edhe për shtëpinë e bardhë. Dhe dihet që ajo ka shumë gjëra në kokë.