Si u prish plani i martesës së Çiljetës me futbollistin shqiptar

Si u prish plani i martesës së Çiljetës me futbollistin shqiptar

Showbiz January 26, 2020 - 11:50
Miqtë pranë çiftit kanë treguar se xhelozia është bërë shkak i mosmarrëveshjeve që i ka çuar në një krizë

Çiljeta Xhilaga ka fshirë çdo postim të vjetër nga “Instagram”-i, duke e nisur vitin 2020 single, me një foto provokuese veshur me një fustan seksi. Dalja më e fundit e Çiljetës në publik ishte në eventin e “Oda”, të organizuar pak ditë më parë në Tiranë. 

Ajo çfarë ra në sy ishte se këngëtarja kishte fshirë të gjitha postimet në profilin e saj personal në “Instagram” nga katër vite kujtime me futbollistin, duke lënë vetëm foton e mbrëmjes gala.

Miqtë pranë çiftit kanë treguar se xhelozia është bërë shkak i mosmarrëveshjeve që i ka çuar në një krizë, e cila ka përfunduar në ndarje. Vitin e kaluar, dalja e saj e parë në një emision televiziv pas një tërheqjeje ishte në emisionin “Soiree”.

Image

Ishte periudha kur mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Por si qëndron e vërteta e lidhjes së saj me Alban Hoxhën, pas gati 4 vitesh histori të bërë publike edhe në media? Kjo ndarje vjen pas krisjes vitin e kaluar.

Shkak për këtë ndarje u bë një video, ku portieri i Partizanit u përfol për ndarje pasi ai u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur. Futbollisti u filmua në një klub krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku.

Pas publikimit të lajmit, Çiljeta mori vendimin drastik për partnerin e saj, duke e hequr nga rrjeti social “Instagram” dhe madje fshiu çdo postim që kishte me të. Ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe veprimet e tyre kanë lënë të kuptohej se ishin ndarë, edhe pse më vonë ishte Çiljeta që sqaroi situatën, duke treguar se një vajzë e nivelit ZH sipas saj, ishte përpjekur t’i afrohej Albanit në klub, por kjo situatë nuk mund t’i ndante.

Kujtojmë që historia e Çiljetës me Albanin nuk ishte një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar këto vitet e fundit. I ftuar në puntatën në “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin katër vite më parë, futbollisti i Partizanit, Hoxha, u ngacmua edhe për lidhjen me Xhilagën. Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëri-tjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për partnerin.

Por pavarësisht faktit se këngëtarja i bëri nëj deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani tha: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”. 

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë. Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë. Në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”. 

Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për jetën private më shumë sesa për futbollin. Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se ajo ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit të lidhjes së tyre me fejesë. E sigurisht që vëmendjen e tërhoqi unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.