Elton John largohet nga koncerti me lot në sy pasi i shteret zëri për shkak të sëmundjes

Elton John largohet nga koncerti me lot në sy pasi i shteret zëri për shkak të sëmundjes

Showbiz February 16, 2020 - 22:12
Këngëtari i famshëm britanik, Elton John, e ka ndërprerë koncertin në Zelandë të Re, pasi i ka humbur zëri

72-vjeçari ishte në mes të koncertit në kuadër të turneut “Yellow Brick Round” kur i ndodhi momenti i padëshiruar, me ç’rast ai filloi të qante.

“E kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj. Më duhet të shkoj. Më vjen keq”, ka thënë John që ishte shumë i zhgënjyer.

Publiku e përcolli këngëtarin me duartrokitje dhe brohoritje të mëdha, ndërsa ai me ndihmën e disa asistentëve e lëshoi skenën në Oakland.

Elton e kishte njoftuar publikun më herët se ishte diagnostikuar me pneumoni (inflamacion të mushkërive), mirëpo nuk kishte dashur ta anulojë koncertin.