Fjalimi i plotë i Vannesas për Kobe Bryant: Për shpirtin tim binjak…

Fjalimi i plotë i Vannesas për Kobe Bryant: Për shpirtin tim binjak…

Showbiz February 25, 2020 - 15:52

E veja e Kobe Bryant, Vanessa, e mbajti një fjalim prekës për legjendën e basketbollit gjatë ceremonisë përkujtimore për Kobe dhe vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna, të cilët vdiqën më 26 janar, shkaku i një aksidenti me helikopterin me të cilin po udhëtonin. Fjalimin e plotë mund ta lexoni në vijim.

“Për shpirtin tim binjak. Kobe është i njohur si një konkurrent i zjarrtë në fushën e basketbollit. Më i miri i të gjitha kohëve, shkrimtar, fitues i Oscar dhe “Black Mamba”. Por, për mua ai ishte KobKob, Boo-Boo im, Bao-Boo im, ‘papi chulo’ im. Unë isha VeBe i tij, ‘principessa’ e tij, ‘reina’ e tij, “Mbretërsha Mamba””, e filloi fjalimin Vannesa.

“Nuk mund ta shoh atë si një të famshëm, apo si një basketbollist të mrekullueshëm. Ai ishte bashkëshorti im i ëmbël dhe babai i bukur i fëmijëve të mi. Ai ishte i imi. Ishte gjithçka për mua”.

“Kobe dhe unë kemi qenë së bashku që kur unë isha 17-vjeçare e gjysmë. Unë isha e dashura e tij e parë, dashuria e tij e parë, bashkëshortja e tij, shoqja e tij e ngushtë, besnikja e tij dhe mbrojtësja e tij. Ai ishte bashkëshorti më i mrekullueshëm”.

“Kobe më dashuronte më shumë sesa që mund ta shpreh apo ta them me fjalë. Ai ishte zogu i hershëm, unë isha huti i natës. Unë isha zjarri e ai ishte akulli dhe anasjelltas nganjëherë. Ne e baraspeshonim njëri-tjetrin”.

“Ai do të bënte gjithçka për mua. Unë s’kam ide se si e meritova një burrë që më donte aq sa Kobe. Ai ishte karizmatik, i butë, ishte i dashur, i adhurueshëm dhe romantik. Ai me të vërtetë ishte romantiku në lidhjen tonë. Unë i prisja me plot dëshirë përvjetorët tanë dhe Shën Valentinin”.

“Ai planifikonte udhëtime të veçanta dhe kishte dhurata të veçanta për çdo vit të martesës tonë. Ai madje edhe i bënte vetë dhuratat që i mbaj si më të çmueshmet. Ajo gjithmonë mendonte jashtë kufijve dhe e bënte këtë edhe përderisa po punonte për t’u bërë atleti më i mirë”.

“Ai m’i dhuroi fletoren dhe fustanin e kaltër që në të vërtetë Rachel McAdams i veshi në filmin “Notebook”. Kur e pyeta pse e zgjodhi fustanin e kaltër, ai më tha se e zgjodhi pasi që ajo ishte skena kur Allie kthehet te Noah. Ne shpresonim të plakeshim së bashku sikur në film. Ne me të vërtetë e kishim një histori të mrekullueshme dashurie. E donim njëri-tjetrin me të gjithë qenien tonë, dy njerëz të papërsosur po e rritnin një familje të bukur dhe vajzat tona të mrekullueshme dhe të ëmbla”.

“Dy javë para se të ndërronte jetë, Kobe ma dërgoi një mesazh të ëmbël dhe e përmendi se si dëshironte që ne të kalonim më shumë kohë së bashku, vetëm ne, pa fëmijët tanë, sepse unë isha shoqja e tij më e mirë së pari. Ne s’patëm kurrë mundësi ta bëjmë këtë. Ishim shumë të zënë duke u kujdesur për vajzat tona dhe duke u mbajtur përgjegjësitë e përditshme. Por, unë jam mirënjohëse që e kam atë mesazh. Ka shumë rëndësi për mua”.

“Kobe dëshironte që ne ta mbanin një ceremoni martese sërish. Ai dëshironte që Natalia ta merrte pësipër kompaninë e tij dhe dëshironte që ta shëtisnim botën së bashku. Ne flisnim se si ne do të ishim gjyshërit argëtues për fëmijët e vajzave tona. Ai do të kishte qenë gjyshi më i mirë”.

“Kobe ishte MVP-ja i baballarëve të vajzave. Ai kurrë nuk e linte ulësen e tualetit lart. Ai gjithmonë u thoshte vajzave se janë shumë të bukura dhe të mençura. Ai i mësonte se si të ishin të guximshme dhe si të vazhdojnë të ecin përpara kur gjërat të vështirësohen. Kur Kobe u pensionua nga NBA, ai e mori përsipër t’i dërgojë në shkollë dhe t’i marrë nga shkolla vajzat, sa unë isha shtatzënë me Biankan dhe së fundi duke u kujdesur për Caprin”, vazhdoi Vannesa, transmeton Gazeta Express.

“Kur ai ishte ende duke luajtur, unë shkoja një orë më herët për të qenë e para në rend për ta marrë Natalian dhe Giannan nga shkolla dhe unë i thashë se ai s’mund të ma gjuante topin pasi ta merrte këtë përgjegjësi. Ai u vonua një herë dhe ne ia bëmë atij të qartë se unë nuk vonohesha kurrë. Pas kësaj, ai gjithmonë shkonte një ore e 20 minuta më herët”.

“Ai gjithmonë e dinte se kishte vend për përmirësime dhe dëshironte të përmirësohej. Ai këndonte me gjithë qejf me vajzat në veturë. Ai ishte një baba që ishte shumë i përkushtuar. Ai më ndihmonte ta pastroj Biankan dhe Caprin  pothuajse çdo natë. Ai i këndonte atyre këngë qesharake teksa po pastroheshin dhe vazhdonte t’i bënte të buzëqeshin dhe të qeshin, përderisa ia ledhatonte lëkurën me krem dhe i bënte gati për shtrat. Ai kishte krahë magjik dhe e fuste Caprin në gjumë brenda pak minutash. Ai thoshte se e kishte mësuar si të ishte shkencë, shkonte tetë herë lart e poshtë nëpër korridorin tonë”.

“Atij i pëlqente ta dërgonte Biankan në qendra tregtare dhe ta shikonte atë duke luajtur, i pëlqente ta dërgonte edhe në park. Vizita e tyre e fundit në qendrën tregtare kishte qenë në natën para se ai dhe Gigi të ndërronin jetë”.

“Me Natalian ai e kishte të përbashkët dashurinë për filma dhe analizën e tyre. Ai huazonte kinema të tëra dhe e merrte Natalian për ta filluar filmin më të ri të Star Ëars apo të Harry Potter. Ata i shikonin disa filma rend dhe ai e shijonte çdo moment. Atij i pëlqenin shumë filmat që të bëjnë të qash. Ai e kishte një zemër të butë”.

 “Kobe disi e dinte se ku isha gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur isha vonë për ndeshjet e tij. Ai shqetësohej për mua nëse nuk isha në ulësen time në fillim të çdo ndeshje dhe e pyeste sigurimin se ku isha qysh në ndaljen e parë të çerekut të parë. Unë i thosha se s’do t’i shënonte 81 pikë në dhjetë minutat e parë të ndeshjes”.

“Mendoj se të gjithë me fëmijë mund ta kuptojnë se nganjëherë nuk mund të dalësh nga shtëpia në kohë dhe eventualisht ai u mësua me vonesën time. Fakti se ai mund të luante në nivelin më intensiv profesionalisht dhe prapëseprapë të shqetësohej për t’u siguruar që unë po mbërrija mirë në ndeshje është vetëm një shembull që e tregon se si për të familja vinte e para”.

“Atij i pëlqente shumë të ishte trajneri i Giannas në basketboll. Ai më tha se do të kishte dashur ta kishte bindur edhe Natalian të luante basketboll, në mënyrë që ata të kalonin më shumë kohë së bashku, por ai dëshironte edhe që ajo t’i ndiqte pasionet e veta”.

“Ai e shikoi Natalian duke luajtur një një turne volejbolli në ditëlindjen e saj, 19 janar, dhe e vërejti se ajo ishte lojtare shumë inteligjente. Ai ishte i bindur se ajo do të ishte bërë një “point guard” e mrekullueshme shkaku i vizionit të saj në fushë”.

“Ai gjithashtu u thoshte gjithmonë Biankas dhe Caprit se ato do të rriteshin, do të luanin basketboll. Tani, ato nuk do t’i kenë babanë dhe motrën për t’i mësuar dhe, të them të vërtetën, kjo ësht ënjë humbje që unë s’e kuptoj dot”.

“Jam shumë falënderuese që Kobe e dëgjoi KoKon duke thënë “Dada”. Ai nuk është këtu për t’i dërguar në çerdhe Biankan dhe Caprin dhe s’do të jetë këtu për të më thënë “Mblidhe veten” kur ne do të duhet të largohemi nga dhoma e çerdhes. Ai s’do të ketë mundësi të ecë përkrah vajzave të tij drejt altarit ose të vallëzojë me mua në dasmat e vajzave tona. Por, unë dua që vajzat tona ta dinë dhe ta mbajnë mend personin, bashkëshortin dhe babanë e mrekullueshëm që ishte ai”.

“Ai ishte lloji i njeriut që dëshironte t’i mësonte gjeneratat e reja se si të ishin më të mirë dhe se si të mos i bënin gabimet që ai i kishte bërë. Atij gjithmonë i pëlqente të punonte dhe të bënte projekte dhe t’i përmirësonte jetët e fëmijëve. Ai na i dha të gjithëve një mësim të vlefshëm për jetën  dhe sportin përmes karrierës së tij në NBA, librave të tij, këpucëve të tij. Ne jemi shumë falënderuar që ai na i ka lënë ato mësime dhe histori edhe tani”.

“Ai ishte u kujdesshëm dhe gjithmonë i shkruante letrat më të mira të dashurisë dhe kartolinat më të mira dhe Gigi e kishte aftësinë e tij të mrekullueshme për t’i vënë në letër ndjenjat e saj dhe për të të bërë ta ndiesh dashurinë e saj përmes fjalëve. Ajo ishte e kujdesshme si ai. Ishte shumë e lehtë t’i duash ata. Ata i tërhiqnin të gjithë rreth vetes. Ishin qesharak, të lumtur dhe e dashuronin jetën. Ishin plotë lumturi dhe aventurë”.

“Zoti e dinte se ata s’mund të ishin në këtë Tokë pa njëri-tjetrin. Ai u detyrua t’i sjellë ata në shtëpi për t’i mbajtur ata së bashku. Zemër, ti kujdesu për Gigin. Unë kujdesem për Natin, BiBin dhe KoKon. Ne ende jemi skuadra më e mirë”.

“Ju duam dhe nga mungoni, Boo-Boo dhe Gigi. U prefshi në paqe të dy dhe argëtohuni në parajsë deri sa të takohemi sërish një ditë. Ne ju duam të dyve dhe do të mungoni përgjithmonë. Mami”.