
Adelina Ismaili kujton Leze Qenën: Pusho në paqe legjendë
Showbiz
March 26, 2020 - 15:43
Adelina Ismaili ka kujtuar aktoren e ndjerë Leze Qenën.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke e quajtur aktoren legjendë.
“Pusho në paqe legjendë”, ka shkruar pranë postimit Adelina.
Leze Qena la pas vetes një karrierë të gjatë artistike, përfshirë filma dhe seriale e kampanja të ndryshme vendore.
Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 85 vjeçare.
