Rita Ora zbulon pak nga klipi i ri, mësohet data e publikimit

Rita Ora zbulon pak nga klipi i ri, mësohet data e publikimit

Showbiz March 26, 2020 - 16:40

Rita Ora nesër publikon videoklipin e ri.

Rita Ora ka pak kohë që ka sjellë këngën me titull “How to be lonely”, të cilën fillimisht e solli vetëm në versionin audio.

Këngëtarja, gjatë kësaj periudhe sa po qëndrojnë të gjithë të mbyllur në shtëpi, ka menduar t’i gëzojë fansat e saj.

Rita bëri të ditur se nesër (e premte) publikohet videoklipi i këngës “How to be lonely”, ndërsa thotë se pret me padurim që fansat ta shohin atë.

“Videoklipi i “How to be lonely” publikohe nesës në orën 15:00! Mezi pres që ju të gjithë më në fund ta shikoni atë”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Rita bashkë me OBSH po ndihmon në luftën kundër koronavirusit.